Mogherini e “njeh” Kosovën shtet,mediat serbe kërkojnë sqarime

0

Trajtimi i Kosovës si shtet nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka ngjallur shumë reagime në mediat serbe, të cilat, për këtë, po kërkojnë sqarim zyrtar në Bruksel.

Në një konferencë të mbajtur sot në Komisionin Europian, gazetari i agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka kërkuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiç, që të jep sqarime lidhur me postimin e shefes së saj.

Kocijançiç ka thënë se qëndrimi i BE-së, lidhur me statusin e Kosovës, mbetët i njëjtë. “BE mbështetë dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa çështja e njohjes i takon shteteve anëtare në mënyrë të ndarë”, transmeton lajmi.net.

Kocijançiç ka bërë të ditur se shefja e saj, është deklaruar për këtë çështje edhe gjatë vizitës në Prishtinë.

Lidhur me postimin grafikës në raportin e saj gjashtëmujor, ku përveç shteteve tjera që ka vizituar, e ka paraqitur edhe flamurin e Kosovës, Kocijançiç ka thënë se ajo paraqitje shërben “për nevoja ilustruese dhe jo për deklarata zyrtare”.

Mogherini në faqen zyrtare, në pjesën ku paraqet aktivitetet e saj gjashtëmujore, e ka cilësuar Kosovën si një nga shtetet që i ka vizituar.

Në pasqyrën grafike, Mogherini pos flamujve të SHBA-ve, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës e Turqisë ka shfaqur edhe flamurin e Kosovës.

Më 26 mars të këtij viti, gjatë vizitës së saj në Prishtinë, kishte deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë është dialog ndërmjet dy shteteve sovrane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here