Luka Modric shënoi një supergol nga largësia në finale të Kupës së Botës për Klube të shtunën në Abu Dhabi, dhe pas ndeshjes tha se të gjithë e nxisin të gjuajë më shpesh në drejtim të portës kundërshtare, por insistoi se atij i pëlqen më shumë t’ua pasojë topin bashkëlojtarëve të vet.

Mesfushori kroat shënoi në fitoren e Real Madridit 4-1 ndaj Al Anin, por ky ishte vetëm goli i tij i 14 në karrierë për Madridin, edhe pse ky fakt nuk e shqetëson atë, transmeton Gazeta Express.

Dymbëdhjetë nga 14 golat e tij janë shënuar nga jashtë zonës, por për një arsyeje apo tjetër, Modricit i pëlqen të shikojë për opsione tjera.

“Të gjithë më thonë se më duhet të gjuaj më shpesh, por mua më pëlqen t’ua pasoj topin bashkëlojtarëve”, tha Modric.

“Nuk gjuaj shpesh, e vërtetë, ama kur godas topi përfundon në rrjetë shpesh. Më duhet ta bëj më shpesh, por nuk jam i fiksuar pas kësaj sepse i ndihmoj ekipit në mënyra tjera”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here