Moderatorja simpatike: “Nuk më pëlqen të dal me meshkuj më të vegjël”

0

Lei Kraja tha për emisionin “Pushime On Top” në Top Channel se nuk i pëlqen të dalë në takim me meshkuj më të vegjël se ajo në moshë.

Gjithashtu, moderatorja zbuloi edhe emrin e futbollistit më simpatik.

Flori Gjini: Po nga fubolli, kush të duket më simpatiku?

Lei Kraja: Këtu në Shqipëri ka shumë. Nuk është se kam ndonjë specifik. Kumbulla më pëlqen, duke qenë se është dhe shkodran, edhe do bëhet një super yll,  jam e sigurt. Më pëlqen më shumë Kumbulla. Edhe nga ana e pamjes është i mirë.

Flori Gjini: Po të kishte ftuar në një takim do ta kishe pranuar?

Lei Kraja: Është më i vogël se unë edhe unë nuk takohem me djem më të vegjël. Është simpatik.

Flori Gjini: Pse, nuk të pëlqejnë meshkujt më të vegjël?

Lei Kraja: Kurrë nuk kam dalë në takim me një djalë më të vogël. Nuk e di pse, nuk më ka qëlluar, nuk më ka rastisur, por më pëlqejnë djemtë që janë më të pjekur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here