Modelja Suzana Tahiri e pret “në ethe” meçin e Haxhi Krasniqit

0

Modelja Suzana Tahiri e njohur edhe për angazhimin e saj në zyrën e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, mezi po pret ta shohë meçin e boksit të së shtunës ku do të luajë boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi. Ajo bile e ka montuar një fotografi të saj dhe të Krasniqit dhe e ka postuar në rrjetin social. “Neser dita madhe të pret për ne një emocjon presim bahesh kampion nga ty miku Robin Krasniqi”, ka shkruar Tahiri. Por nuk është vetëm Krasniqi nga sportistët me të cilët Tahiri ka miqësi. Ajo edhe gjatë kampionatit botëror para ndeshjes së Zvicrrës vazhdimisht postonte fotografi të futbollistit Granit Xhaka. Madje ajo disa fotografi bashkë me Xhakën i kishte postuar edhe nga një klub nate i Prishtinës.  Krasniqi do të ngjitet sonte në ringun e boksit për të kërkuar titullin kampion bote në versionin WBA, diçka që nuk e ka arritur asnjë shqiptar më herët. Kampioni aktual i botës është gjermani Jurgen Brahmer, kundërshtar shumë i fortë për boksierin nga Juniku, i cili do të kërkojë ta sfidojë në përballjen e sotme në Rostock të Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here