Modelja shqiptare në Zvicër me lotë në sy kujton luftën, kemi kaluar kufirin në këmbë

0

Modelja e njohur Heidi Lushtaku e cila prej vitesh jeton në Zvicër me familjen, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Heidi për herë të parë ka folur për jetën e saj private, ikjen nga Kosova gjatë luftës dhe sakrificat që ajo dhe familja kanë përballur gjatë asaj periudhe, përcjell albinfo.ch.

Heidi Lushtaku: Gjatë luftës së Kosovës kam qenë vetëm 6 vjeç. Është një pjesë që unë kurrë nuk kam folur në jetën time se si kam shkuar në Zvicër, çfarë ka ndodhur apo si ia kemi filluar me familjen time. Baba im ka jetuar dhe punuar në Gjermani për shumë vite. Normal kam pasur për të lindur në Gjermani, por ai u kthye prapë në Kosovë dhe u bë lufta. Në atë moment kemi pasur shumë fat sepse 1 javë para se të bëhej lufta apo disa ditë para se të mbylleshin kufijtë ne ikëm. Kufijtë i kemi kaluar gjithmonë në këmbë, ka qenë një rrugë shumë e gjatë.

Rudina Magjistari: Udhëtimi i gjithi në këmbë?

Heidi Lushtaku: Po, është hera e parë që kam lot në televizor, gjithë këto vite nuk më ka ndodhur kurrë në jetë.

Rudina Magjistari: Janë kujtime që të kujtojnë një kohë të vështirë, por që ka ndryshuar jetën tuaj praktikisht.

Heidi Lushtaku: E kanë ndryshuar jetën time. Nëse nuk do kishim ikur nuk e di se çfarë do kishte ndodhur me ne. Edhe me mbiemrin tonë i kanë vrarë burrat shumë shpejt, nuk e di se çfarë do kishte ndodhur, ndoshta do isha këtu. Kur vajta në Zvicër, në shkollë më hoqën prej kursit të historisë sepse gjithmonë historia në shkollë që mësonim ishte për luftën e për mos të më traumatizuar më shumë, më viktimizonin shumë. Unë nuk kuptoja, thoja jam gjallë, kam ecur shumë. Unë e ndjej veten shumë krenare, me familjen time kemi qenë refugjatë politik dhe ia kemi filluar prej fillimit.

Modelja gjithashtu ka treguar se kur kanë mbërritur në Zvicër kishin shumë frikë se shteti i kthente në Kosovë, shtëpia e tyre ishte djegur dhe ndodheshin në një gjendje të vështirë. Por të gjithë ata arritën t’ja dilnin dhe të krijonin një jetesë të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here