Modelja shqiptare, Ariana Cena: Dua burrë shqiptar

0

‘’Unë jam diplomuar para tre vitesh, momentalisht jetoj vetëm nga modelizmi’’, kështu e fillon bisedën e saj për ‘’Paparazzi’’ modelja kosovare Ariana Cena e cila jeton prej vitesh në Gjermani.

‘’Ka përfitime të mira përndryshe nuk e kisha vazhduar këtë drejtim por duhet të jesh aktive gjithë kohës. Nëse bëj një reklamë për ndonjë kompani të madhe kisha mund të jetoj lirisht 1-4 muaj nga pagesa që marr, nëse të marin edhe si aktore në atë klip pagesa është akoma më e madhe’’, shton më tej modelja e cila tregon se në Gjermani jetohet mirë nga moda.

‘’Shumë agjencione më kanë propozuar të merrem me aktrim sepse ju kam lënë përshtypje me prezencën time, kështu që këtë vit kam vendosur të regjistrohem në një akademi të aktrimit, modelizmi kurrë nuk ka qenë ëndëra ime por papritmas më kanëkosovarja1kosovarja2 shtyrë të tjerët të merem me të’’, thotë modelja Cena e cila me shumë bindje tregon se nuk është e dashuruar.

‘’Nuk jam e dashuruar dhe më pëlqen ky fakt (qesh), normal që marr propozime nga të huajt pasi që kam lindur dhe jetoj në Gjermani por të them të drejtën nuk e kisha preferuar një të huaj kështu që nuk më interesojnë shumë propozimet nga ata, thjeshtë më pëlqen ideja t’i them partnerit të dua e jo ich liebe dich, sepse ndihem shqiptare e jo gjermane. Por prap nuk planifikohet e ardhmja se aty pyetet fati, ndoshta të huajt duken mjaft të kuptueshëm por varet nga edukimi, vendi dhe rrethi por besoj që ka edhe mjaft shqiptarë të kuptueshëm’’, përfundon bisedën e saj modelja e njohur, Ariana Cena.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here