Modelja që u bë Princeshë

0

Princi Carl Philip i Suedisë, i treti në radhë për kurorën mbretërore është martuar sot me Sofia Hellqvist, një ish – modele e veshjeve të brendshme, yll i një reality show dhe instruktore joge.

Hellqvist, tashmë Princesha Sofia e Suedisë dhe Princi Carl Philip u njohën në një lokal nate në Stockholm, në 2010 – ën.

E shkruara e saj si modele dhe personazh televiziv, e njohur për zhveshjet e tatuazhet sofia në trup bëri që fillimisht familja mbretërore e Suedizë të kishte rezerva për historinë mes çiftit.

Sipas DailyMail, ishte Princesha Victoria e cila mësohet se nuk e konsideronte Hellqvist si të përshtatshme për vëllain e saj.

Megjithatë sot çifti mbretëror u kurorëzua në martesë, në një ceremoni madhështore në Pallatin Mbretëror të Stockholm. /tvklan.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here