Dalin në shitje fotot e fundit të Marilyn Monroe

0

Fotot e fundit profesionale të legjendës së Hollywood-it, Marilyn Monroe të cilat janë realizuar vetëm tre javë para vdekjes së saj do të dalin në shitje. Fotografitë prekëse të një sirene të tillë si Monroe janë realizuar nga miku i saj më i ngushtë, George Barris me 13 korrik të vitit 1962, foto të cilat ishin të destinuara për të realizuar një libër rreth saj.

Por vetëm tre javë më vonë, Monroe u gjet tragjikisht e vdekur në shtëpi, në Los Angeles. Vdekja e papritur në moshën 36 – vjeçare, bëri që fotografitë e realizuara nga Barris të shëndrrohen në më të vlefshmet, duke u ruajtur me mjaft fanatizëm.

6 fotot e fundit të saj janë realizuar në plazh dhe pas kaq vitesh Barris ka vendosur që t’i nxjerrë në shitje në Londër.

Asokohë miku i ngushtë i Monroe, u “shkatërrua” nga vdekje tragjike dhe braktisi planet për të realizuar librin që kishin menduar. Për vite më rradhë ai nuk ka lejuar që të bëjë publike imazhet e Marilyn, duke vendosur ta ndërmarrë këtë hap vetëm në këtë periudhë kohore.

  • 1
  • 3
  • 2
  • 4
  • 5

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here