Modelja 83-vjeçare: Bëj ende seks

0

Carmen Dell’Orefice është supermodelja më e vjetër në botë që vazhdon të punojë dhe në kopertinën e revistës ‘New You’ 83-vjeçarja duket e mrekullueshme si gjithmonë.
Bukuroshja nga Nju Jorku, e cila është shfaqur në kopertinën e ‘Vogue’ që në moshën 15-vjeçare dhe ka pasur një karrierë të shkëlqyer, foli hapur për gjithçka, përfshirë edhe jetën e saj seksuale.

Kur ke një makinë Rolls Royce, herë pas here duhet ta ndezësh që të shohësh a punon ende në mënyrë që kur të duash të dalësh xhiro me të, të jetë e vajisur dhe gati”, tha Carmen.

Kur u pyet nëse ajo e “vajis” Rolls Royce-n e saj, 83-vjeçarja u përgjigj: “Di si ta kënaq veten.”

Duke folur për njerëzit që heqin dorë nga seksi shumë shpejt, Carmen tha: “Sepse nuk e kanë nisur siç duhet seksin. Na kanë thënë prindërit mos bëj këtë e mos bëj atë, feja ndalon shumë gjëra dhe në fund doktorët na thonë se nuk kemi më moshë për seks. Seksi duhet të jetë i natyrshëm, si frymëmarrja.”

Carmen shpjegoi edhe si ka arritur të ruajë format gjatë 70 viteve karrierë: “Mua më pëlqen shumë të ha, por kam qenë me fat. Kam një metabolizëm të shkëlqyer.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here