Mjete të pashpërthyera nëpër Kosovë, edhe 16 vjetë pas luftës

0

PRISHTINË, 27 JANAR – Edhe 16 vjetë pas luftës në pjesë të ndryshme të Kosovës qytetarët vazhdojnë të raportojnë për mjete të gjetura të pashpërthyera, kryesisht nëpër vendbanime. Një qytetar në Prishtinë e ka njoftuar Policinë e Kosovës të hënën se në banesën e tij janë gjetur disa mjete eksploduese. “Është siguruar vendi i ngjarjes si dhe janë evokuar banorët e hyrjes, është konstatuar se bëhej fjalë për 24- detonator ushtarak të cilët nga njësia janë tërhequr dhe janë marr me vete 24- detonatorë ushtarak, 4 sanduka të zbrazët për bartje të eksplozivave”, ka bërë me dije Zyra për Informim e Polcisë së Kosovës. “Banorët janë kthyer në banesat e tyre, ndërkaq rasti është nën hetime”, ka njoftuar policia. Të njëjtën ditë një qytetar në Doganaj të Ferizajit ka raportuar në polici se në afërsi të shtëpisë së tij kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti përkatës për deminim i FSK-së e kanë konfiskuar mjetin e dyshuar pa incidente. Në ndërkohë në fshatin Magjunaj të Vushtrrisë një qytetar tjetër e ka njoftuar policinë se në afërsi të ish qumështores skaj rrugës kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në ora 16:25 sipas policisë njësiti i FSK-ës së bashku me njësitin e KFOR-it Amerikan kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë mjetin e pa shpërthyer me vete, granatë dore të prodhimit Jugosllav M 75 e cila ishte e paketuar në paketim plastik me ngjyrë të gjelbër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here