Mjet i dyshimtë i pashpërthyer gjendet në oborrin e Stacionit Policor !

0

Një mjet i dyshuar, i pashpërthyer është gjetur në oborrin e Stacionit Policor në Gjakovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë inspektimit në oborrin e Stacionit Policor në Gjakovë me 9 qershor, në pjesën e pasme të oborrit, është gjetur një mjet i dyshuar. Me datë 10 qershor rreth orës 10:50 njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit te dyshuar pa incidente. Policia ka qenë e kursyer në dhënjen e detajeve se në çfarë rrethanash është vendosur mjeti i dyshimtë në oborrin e saj, çfarë mjeti ka qenë saktësisht dhe nëse ka ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin. Gjetja e një mjeti të tillë ngre edhe dilema rreth çështjes së sigurisë në këtë stacion policor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here