Mjeshtri i Rahovecit që po i deh politikanët

0

Gazmend Daka ka dehur me raki e verë shumë figura të politikës në Kosovë. Madje, nën shijen e rakisë së tij ka kaluar çaste gazmore edhe ish-presidenti, Ibrahim Rugova.

Qysh në krye të herës, Rahoveci ka pasur një traditë të trashëguar brez pas brezi, s’dihet se qysh e kur, por traditë të lashtë në kultivimin e vreshtarisë, në bërjen e verës dhe të rakisë. Po të zbresësh në fund të Rahovecit, pleqtë bëjnë me gisht kah podrumi i verës së familjes Daka, si një ndër më të moçmit në ato anë.
Gazmend Daka, kultivues i moçëm i verës e rakisë, thotë se me shekuj familja e tij e ka kultivuar këtë zanat. Myshterinj të rregullt i ka kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn e Agim Çekun. Ai i kultivon dy lloje të rakisë, rakinë me mjaltë e rakinë e shtëpisë dhe katër lloje të verërave, Chardonnay e bardhë, e Vranac, Pinot dhe Cabernet./Zeri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here