Mjegulla e ka ndërprerë një lojë futbolli në Britani pas 58 sekondash pasi lojtarët nuk mund ta shihnin njëri tjetrin

0

Ndeshja e futbollit mes “St Austell” dhe “Bodmin” në Britani të Madhe është ndërprerë pas 58 sekondave. Në fakt vetëm 20 sekonda lojë ishin zhvilluar kur referi Neil Hunnisett ka vërejtur se referi anësor nuk po i sheh lojtarët nga mjegulla. Një shikues ka deklaruar. “Ne e dinim se ka filluar loja vetëm pasi kishim dëgjuar vërshëllimin e referit”. Para se të nisej loja mjegulla ishte aq e dendur sa ishte vështirë për të parë diqka nga dritaret e shtëpive por referi ka qenë shumë i vendosur që loja e planifikuar të zhvillohej. Shefi i ekipit “Bodmin”, Darren Gilbert ka thënë se ishte e qartë para fillimit se mjegulla ishte tepër e dendur për të luajtur. “Lojtarët e mi ishin të mirë dhe kjo është me të vërtetë zhgënjyese pasi ne do të duhet ta përsërisim të tërën edhe një herë.”. Por shefi i “St Austell”, Phil Lafferty ka kërkuar anën pozitive në këtë . “Nuk ishte lajm i mirë për këdo, por jemi munduar për të marrë diçka nga mbrëmja, duke e mbajtur një sesion trajnimi.” ka thënë ai. 150 spektatorëve që kishin qenë prezent u ishin kthyer paratë e biletave dhe pritet që muajin e ardhshëm të pësëritet loja. Por kjo lojë nuk ishte loja ku është dëgjuar më së shpejti vërshëllima e referit në shenjë të përmbylljes së ndeshjes. Një ndeshje kualifikuese në Kupën e Botës më 1998 në mes Estonisë dhe Skocisë ka përfunduar për 3 sekonda kur Estonia e ka bojkotuar lojën për shkak të mosmarrëveshjeve rreth ndriqimit në stadiumin “Kadrioru” në Talin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here