Mjalti i kuq !!!

0

Mjalti i kuq është befasia e radhës nga natyra. Ky fenomen është regjistruar në Turqinë jugore në një pikë bletarie në provincën Osmaniye.
Bletari Sahin Eser tha se kur ka parë mjaltin e kuq është habitur jo vetëm ai por e gjithë bota. Ai tha se kurrë më parë nuk ka parë një mjaltë të tillë.
“Kur e hapa kosheren pashë mjaltin me ngjyrë të kuqe. Mjalti nga gjashtë korniza ku bletët mbyllin materialin pas plotësimit, mjalti ishte plotësisht e kuqe. Kosheret tjetër përmbanin mjaltë me ngjyrë normale, të atillë çfarë jemi mësuar në këtë nën qiell. Ia tregova mjaltin bletarëve të tjerë dhe ata të gjithë ishin të habitur”, tha Eser.
Bletari pasi ka hasur në këtë dukuri të pazakontë ka njoftuar institucionin kompetent të cilët morën mostrat e mjaltës dhe bletët nga kosherja, por edhe bimët përreth për të përcaktuar shkakun e këtij fenomeni.

Pas analizave të para thuhet se ky mjalt ka aromë dhe shije më ndryshe se sa mjalti i zakonshëm.

Emin Gaffaroğlu, kryetar i Asociacionit të Bletarëve në Osmaniye ka thënë se më shumë rezultate specifike do të vijnë pas analizave më të hollësishme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here