Mitroviq: “Besnik Hasii ishte si një baba i dytë për mua”

0

Futbollisti serb Aleksandar Mitroviq e ka vlerësuar lart punën që bën Besnik Hasi te skuadra e Anderlechtit. Ai thotë se Hasin e kishte si baba të dytë.

“I falënderoj të gjithë e sidomos Besnik Hasin, i cili ishte si një baba i dytë për mua. Falë punës së tij, kryesisë dhe bashkëlojtarëve unë arrita të transferohem në një prej ligave më të forta në botë. Shpresoj që Anderlechti të fitojë titullin e kampionit”, ka thënë Mitroviq.

Sulmuesi Mitroviq gjatë verës së vitit 2015, nga Anderlechti u transferua te skuadra Newcaslte United që garon në elitën e futbollit të Anglisë. Mitroviq nën udhëheqjen e Besnik Hasit ka fituar titullin e kampionit dhe Superkupën e Belgjikës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here