Mitrovicë: Incidenti të mos merr karakter ndëretnik

0

Kryetari i komunës së jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, bashkë me përfaqësuesen e komunës së veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, si dhe zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, kanë vlerësuar se pjesëtarët e KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të zjarrfikësve, po bëjnë një punë të madhe përgjatë rrjedhës së lumit Ibër për gjetjen e 17-vjeçarit Sead Alushi, të raportuar si të zhdukur që nga dita e premte.
Ata, gjatë një konference me gazetarë të organizuar të hënën nga Shtabi i improvizuar për kërkimin e të zhdukurit, që ndodhet në veri të Mitrovicës, kanë ofruar mbështetje të parezervë, duke garantuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbardhur rastin.
Ndërkaq, Hoxhiq ka bërë thirrje që incidentit mos t’i jepet karakter ndëretnik./Kosovapress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here