Mitrovicë: Gjashtë serbë rrahen fort mes vete

0

Në Mitrovicë 6 serbë në një kafitëri janë përfshirë në rrahje, me ç’rast kanë përdorur mjete të forta. Policia e Kosovës ka njoftuar sot për ngjarjen që ka ndodhur dje, se si pasojë e rrahjes 4 nga të përfshirët në rrahje kanë pësuar lëndime trupore si dhe është dëmtuar vetura BMW pronë e njërit nga qytetarët serb. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here