Misteri i vdekjes së shqiptares në Amsterdam

0

U bënë plot 18 vjet nga vdekja e një shtetase shqiptare në Amsterdam dhe ende nuk dihet identiteti i saj. Trupi i saj u gjet në rrugë në vitin 1998 në Holandë dhe që prej atëherë gruaja nuk është identifikuar. Një emision investigativ ka risjellë në vëmendje këtë çështje për të bërë të mundur identifikimin e gruas.

Gazetari Bernard Pecnikaj u shpreh për “BalkanWeb” se trupi është varrosur pak ditë pas vdekjes. Po kështu gazetari shprehet se mund të publikojë vetëm një foto, pasi të tjerat janë të rënda dhe tronditëse. Ai bën apel, nëse dikush e njeh këtë grua, të kontaktojë me të, pasi me siguri kështu do të zgjidhet enigma 18-vjeçare e gruas së pajetë në rrugët e Amsterdamit.

Çfarë thotë gazetari:

“Të dashur miq. Kemi nevojë për ndihmën tuaj për të identifikuar një vajzë shqiptare të pajetë, e gjetur në rrugët e Amsterdamit në Holandë në korrik të vitit 1998. Mendohet se është nga Elbasani dhe nënë e tre fëmijëve. Karakteristikat janë këto:

– Gjatësia 151 cm

– Flokët e zinj (të gjatë)

– Sytë kaf

– Trup i imët

– Disa shenja ne barkun e saj tregojnë se ajo mbase ka lindur fëmijë.

– Në të dy parakrahët e saj ajo ka tatuazhe ngjyre blu”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here