Miss Kosova e synon Parlamentin e Zvicrës

0

CVP në Bernë ka nominuar një miss si kandidate për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Ajo është Keshtjella Pepshi e cila beson se përvoja në modelim do t’i ndihmojë në politikë.

Mediat zvicerane janë marrë sot me kanditaturën e Kështjella Pepshit. 28-vjeçarja nga Berna me origjinë shqiptare nga Kosova kandidon për CVP Bern, njofton “NZZ”.

Pesë vjet më parë ajo ishte zgjedhur Miss Universe Kosova. Në të njëjtin vit ajo kishte mbërritur në gjysmëfinale në një garë tjetër të bukurisë  “Miss Bernë”.

Në skenën politike, megjithatë  mbretëresha e bukurisë është ende e panjohur.

Pepshi është e bindur se modelimi ka më shumë ngjashmëri me politikën.

Pepshi nuk është kandidate e vetme me origjinë kosovare që kandion në listën e CVP-së.

Pepshi beson se jo vetëm kosovarët, por edhe e zviceranët do t’ia japin një votë./albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here