Miss Irakun nuk e frikësojnë kërcënimet e ISIS-it (Foto)

0

Miss Iraku ka marrë një telefonatë kërcënuese nga ISIS, të cilët i kanë kërkuar t’i bashkohet Shtetit Islamik, në të kundërt, do ta rrëmbejnë.

Shaymaa Qasim Abdelrahman, 20 vjeç, është shpallur fituesja e parë e kompeticionit të bukurisë pas më shumë se 40 viteve.

Sipas Jerusalem Post, Shaymaa e ka marrë telefonatën menjëherë pas fitores.

Organizatorët e konkursit thanë se 20-vjeçarja ishte mjaft e stresuar, por e vendosur ‘për të vazhduar përpara pavarësisht pengesave’.

“Dëshiroj ta dëshmoj se femra irakiane e ka vendin e saj në shoqëri dhe ka të drejta sikurse meshkujt. Nuk frikësohem nga asgjë sepse jam e bindur se nuk po bëj asgjë të gabuar”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here