Miss Columbia dhe Miss Philippines thyejnë heshtjen

0

Miss Columbia dhe Miss Philippines kanë thyer heshtjen pas skandalit që ka ndodhur në Miss Universe.

“Çdo gjë ndodh ka një arsye, kështu që unë jam e lumtur,” ka thënë duke i fshirë lotët Miss Columbia, Ariadna Gutierrez-Arévalo pak pasi është njoftuar se nuk ishte ajo Miss Universe por bukuroshja nga Filipinet.

“Faleminderit që keni votuar për mua.” është shprehur ajo.

Fituesja e vërtetë e Miss Universe, bukuroshja nga Filipinet, Pia Alonzo Wurtzbach ndonëse ka qenë e lumtur ka theksuar se ky ishte “një moment kurorëzimi shumë jotradicional”.

Skandali ka ndodhur të dielën në organizimin e “Miss Universe 2015” kur drejtuesi i spektaklit, Steve Harvey, fillimisht e ka shpalllur Miss Columbia fituese të kurorës së vajzës më të bukur. Një gjë e tillë ka bërë që të tjerët ta urojnë atë, ndërkaq moderatori ka thënë se nuk është fituese kolumbianja por filipinasja Pia Alonzo. Kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi tek të pranishmit. Harvey e ka pranuar se është gabimi i tij dhe se do të marrë përgjegjësinë për gabimin.

missfilipinet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here