Mirsad Ndrecaj mendonte se lufta në Maqedoni “është e pashmangëshme”

0

Kah mesi i shkurtit 2015 ,Mirsad Ndrecaj,tanimë në listën e të  vrarëve në luftën e Kumanovës,jepte vlerësimin e tij në faqen e rrjetit social Facebook lidhur me situatën në Maqedoni.Portali “Online” ka siguruar postimin e tij të plotë,ku Mirsadi komenton “bombat” e Zaevit,situatën e shqiptarëve atje,për rastin “Mostra”,bashkimin dhe përçarjen e shqiptarëve dhe për luftën e pashmangëshme…,pas gjithë kësaj analize,përfundon postimin me një thirrje:”Stop lojrave të fëlliqura ndaj shqiptarëve”.

Lexoni postimin e plotë të shkruar më 14 shkurt 2015,më pak se 3 muaj para luftës në Kumanovë:

“Kohe konfuze e shum e Turbullt per Shqiptaret e Maqedonise, ne nje Ane kemi disa Bomba nga Maqedonasit Te Cilet e kan bere situaten Te Shiqohet me nje heshtje duke pritur kend dhe ku do Ta Godasin Keto Bomba, Ana tjeter Edhe ma konfuze nga Ana e Ushtrive Shqiptare Qlirimtare Te cilat permendin Pranvera Te ngrohta dhe deri Tani numerohen disa Ushtri Qlirimtare, A Eshte e pa Shmangshme lufta ne Maqedone une mendoj se eshte e pa Shmangshme, dhe nga Frika e kesaj lufte Maqedonasit kan filluar Te Luajn me Tipin Bombat e Zaevit, duke perfituar nga Kercnimet e Luftes, Pse zaevi beri takime shum here me Gruefskin dhe pas shum takimeve filloj aktivizimi I bombave po qka ishte e me Keqja se u Luajt me Ndjenjat e Shqiptareve Aty ku dhimbja eshte Akoma e Fresket me Rastin e Komandant Harun Aliut dhe me Rastin Monstra. Tani dalin kinse Qdo veprim ne kete kohe I Ndonje Ushtrije Qlirimtare po I Ndihmojka Qeverise si Sasha e grueski, po pse u dashta Edhe 45 dite Ose me Shum per Te u Publikuar Bombat e Zaevit, arsyeeja e Thjeshte se iken Pranvera e Ngrohete. Dhe me ikjen e pranveres se Ngrohete Fillone perqarja e Shqiptareve, dhe Prape se Prape fitimtare Zaevi dhe Gruefski dhe Maqedonasit. Nje Shqiptare per Mua ka vleren ma Te Madhe se e Gjithe Maqedonija jasht Lumit Vardare. Se per Pjesen kendej Edhe Me deshire Ma Te Madhe kisha Dhane dhe jeten vetem qe Shqiptaret Ta Fitojn nje her e Pergjithmone Lirine Qe jau dha Zoti po jau mohuan Sundimtaret. Shqiptare Te Nderuar Tani me Shume Se kurr Te Bashkohemi si Nje Kombe dhe Si Nje Trupe, Stop lojrave Te Flliqura ndaj Shqiptareve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here