Mirjeta Kalludra, deputetja e re e Parlamentit të Kosovës

0

Mirjeta Kalludra do të jetë deputetja e re e Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së. Këtë e ka konfirmuar vet Mirjeta në rrjetin social në Facebook sot.
Ajo ka sqaruar se do të zëvendësojë në postin e dputetetes Teuta Sahatqijen e cila sipas njoftimeve merr poziten e konzules në New York. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe vet Teuta Sahatqija në një postim poashtu në Facebook, të cilin mund ta shikoni më poshtë.

Ja sqarimi i plotë i Mirejeta Kalludrës, dhënë në Facebook:
“Sqarim per ju te nderuar miq!

Mbas pytjeve te shumta vershuar faqes time zyrtare,ju njoftoj se lajmi qe qarkullon per hyrjen time si deputete ne Kuvendin e Republikes se Kosoves eshte i vertete.
Me berjen e betimit ne Kuvend do te ju njoftoj zyrtarisht sepse kjo kerkon pak kohe me kryrjen e procedurav te kalimit te deputetes se nderuar Teuta Sahatqija ne detyren e re qe pritet te merre.
Do te ju njoftoj dhe raportoj me pergjegjesin me te madhe per punen time si deputete sepse eshte obligim i imi ndaj jush.
Me poshte ju bashkangjite edhe postimin e te nderuares Teuta Sahatqija bere para ca kohesh ne faqen e saj te llog.
Edhe nje sqarim per te gjithe ju qe me uroni sot,ju falenderoj po ditelindja ime eshte mbas nje muaji konkretisht me 18 Qershor ,eshte e cekur ne te dhenat e profilit tim.
Me respekt Mirjeta”

 

Ja njoftimi i deputetes së deritashme Teuta Sahatqija:

 

Teuta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here