Miridona Peci: “Dëshira për sukses në modelizëm më mbanë gjithmonë në këtë profesion”

0

Mirdona Pecin, dëshira e madhe për të arritur si modele brenda dhe jashtë Shqipërisë e mbanë gjithnjë aktuale në këtë sferë, ku shumë vajza edhe e lënë ëndërrën në gjysmë.

Kështu thotë vetë ajo.

Në një intervistë Peci ka treguar që gjatë karrierës së saj në adresë të saj kanë arritur oferta të shumta nga agjenci të ndryshme. Por ajo është e kënaqur në bashkëpunim me  “Life Style Albania”. Për durrësaken Shqipëria është vendi më i bukur në botë me njerëzit më të mrekullueshëm. Por, ipas saj edhe Kosova nuk bënë përjashtim, madje është një vend ku ajo edhe është vlerësuar. Peci nuk ka dashur të zbulojë shumë plane për të ardhmen, por është mjaftuar duke paralajmëruar se një ngjarje që ajo e konsideron të rëndësishme po afron.

Kush është Miridona jashtë pistës së modës?

Miridona Peci jashtë pistës së modës është njeri i thjeshtë, që angazhohet me punë të ndryshme që jo domosdoshmërisht duhet të kenë lidhje vetëm me modën.

Pse zgjodhët të merreni me modelizëm?

Modelizmi për mua që në moshë të vogël ka qenë një ëndërr ku shkallet dua t’i ngjisë me hapa të sigurt.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Vetja ime, bëj shaka. (qesh v.j.) Ajo që më frymëzon e më shtynë që të vazhdoj përpara është dëshira e madhe për të arritur objektivat e të qenurit një modele e mirënjohur si këtu e pse jo dhe jashtë shtetit.

Cili është suksesi juaj më i madh?

Suksesi im më i madh dhe i arriër ishte pjesëmarrja te “Miss Shqipëria” ku preka skenën e madhe dhe perballja me publikun e gjërë.

A keni marrë ndonjë ofertë për këtë profesion?

Të them jo do të gënjeja se sigurisht që oferta kam marrë, ku kam bërë dhe zgjedhje të duhura duke marrë pjesë në evente të ndryshme.

Pse keni zgjedhur të studioni për Menaxhim Ndërtimi?

Dega që unë studioj nuk ka lidhje me profesionin por është një mundësi e mirë për një të ardhme të sigurtë.

A ndiheni më mirë në Tiranë apo në Durrës?

Momentalisht jetoj në Tiranë për shkak të punëve që më janë ofruar ku aktualisht po punoj si Menaxhere tek “Life Style Albania”, e cila u jep mundësinë të gjithëve atyre që duan të realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë modelë të mirfilltë, sigurisht me ndihmen time dhe të ekipit tim të punës. Në Durrës kam një pjesë tjetër të jetës time ,familjen, arsyeja e cila më mbanë fortë të lidhur me Durrësin.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Mundohem t’u kushtoj vëmendje dhe librave pasi më pelqen të lexoj. Libri fundit ka qenë “11 minuta” nga Paolo Coelho. Madje mbaj mend që gjysmën e librit e kam lexuar në një local, që kafja ishte mikeshë shumë e mirë me librin. Një ambjent , i cili të fuste në botën e librave.

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Shqipëria është shteti më i bukur në botë, prandaj e dua për bukuritë e ralla natyrore që ka dhe popullin më të mrekullueshëm. Ajo që nuk më pëlqen në Shqipëri është krimi i organizuar dhe gjendja e politikës.

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Po në Kosovë kam qenë dhe herën e parë që kam qenë kam ftuar “Miss Beauty Albania”, që u organizua dhe që nga ai moment nuk jam ndarë nga Kosova.

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Për mua mashkulli ideal nuk është me muskuj , se mund të ketë muskuj, po s’munde të ketë mend (qesh v.j.), por një njeri i thjeshtë dhe i sinçertë të më bëjë të ndihem mirë dhe të më mirëkuptoj për çdo gjë.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Shumë plane kam për të ardhmen, që nuk dua të zbuloj asgjë për momentin, thjeshtë mund të them që një super projekt po vjen në bashkëpunim me “Life Style Albania”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here