Mirëkuptim për Ali Ahmetin apo për veteranët?

0

HADI OSMANI

Paska kërkuar Ali Ahmeti mirëkuptim nga veteranët e UÇK për gjendjen e tij dhe ka kërkuar që të anulohet takimi i ditës së shtunë për një ditë tjetër. Do ta kisha mallkuar rëndë secilin person që do të guxonte të tallet me aksidentin që përjetoi Ali Ahmeti. Por kurrë s’do ta kisha besuar se vetë ai do të tallet në emër të këtij aksidenti dhe nuk do ta keqpërdorte të njëjtin. Keqpërdor një aksident për t’i mashtruar veteranët. Hallall i qoftë! Pse nuk kërkoi mirëkuptim zotëri Ali Ahmeti edhe nga Adem Demaçi dhe nuk i tha mos më vizito, por lëre që e takoi por edhe në foto doli dhe e shpërndau gjithkah në Facebook. Pse nuk iu tha ushtarëve te tij politik, mos më vizitoni, por edhe me ata u fotografua për çdo ditë. Po ata a nuk u desht të kenë mirëkuptim, duke patur parasysh se ishin ditët e para kur doli nga spitali. Por u deshka të kenë mirëkuptim veteranët tani. Po mirë, ku ishte mirëkuptimi i zotit Ahmeti për këta veteranë? Përse nuk solli ligjin për statusin e familjeve te dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës? Përse nuk pati mirëkupt zoti Ahmeti për këta njerëz që shkaku i asaj luftës që solli në pushtet dhe e bëri milioner Ahmetin, ata veteranë sot nuk janë në gjendje të sigurojnë as kafshatën e gojës për fëmijët e tyre. Përse Ahmeti nuk pati mirëkuptim që të punësojë ata të parët? Merrni e shikoni listat e të punësuarve në administratë, janë shumica me mbiemrat e ministrave dhe funksionarëve të tjerë të BDI-së. Tani zoti Ahmeti kërkoni mirëkuptim nga ministrat tuaj që i bëtë milionera mbi kurrizin e veteranëve dhe mos kërkoni mirëkuptim nga veteranët. Mos harroni zoti Ahmeti, këta veteranë që ju po i nënçmoni dhe ofendoni, këta e dridhën Maqedoninë…prandaj…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here