Miratohet dokumenti për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

0

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Koncept Dokumentin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Qëllimi i këtij fondi sipas një njoftimi nga kryeministria është të rris qasjen në financa për bujqit, ndërmarrësit, bizneset e grave dhe bizneset e pakicave për të rritur prodhimin vendor.

Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ky vendim është praktikisht një konkretizim i vendimit dhe iniciativës së Qeverisë por edhe premtimeve që partitë e koalicionit i kanë dhënë zgjedhësve për krijimin e Fondit Zhvillimor. “Kjo është një shtyllë shumë e rëndësishme e këtij Fondi, sepse ka të bëjë me garantimin e kredive. Çështja tjetër e cila mbetet pastaj është çështja e pjesëmarrjes në bartjen e një pjese të normave të interesit për biznese, ose të një pjesëmarrje për themelimin e bizneseve, që do të punohet edhe në koncepte tjera”, theksoi kryeministri Isa Mustafa, duke bërë të ditur se tashmë ekziston edhe përkrahja e donatorëve të jashtëm në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here