Miranda Mici: “Synoj të bëhem stiliste që do të ndërtojë diçka të sajën”

0
Kush eshte kjo qe spo e njoh?

Miranda Mici pos që është një garuese e evenimenteve që lidhen me bukurinë, ajo edhe shkollohet për Modën.

Thotë se duhet ta studiosh një degë të tillë që ta kuptosh veçantinë e kësaj dege. Ajo në një intervistë tregon që adhuron  kategorinë e modës “Haute Couture” dhe se dizejnatori i prefetuar i saj është Valentino Ventures.

Mici shprehet se i pëlqen të lexojë dhe se një gjë të tillë ajo e bënë saherë që të ketë kohë. Tregon se ndihet mirë në Shqipëri dhe se tashmë është mësuar me të mirat dhe të metat e saj.

Keni marrë pjesë në organizimin “Miss dhe Mister Pavarësia”, si u ndatë?

Në “Miss dhe Mister Pavarësia” u vleresova me çminin “Miss Qëndresa” nga Kompania e veshjeve “Qëndresa” në Kosovë.

 

Kush jeni jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Një stiliste në hapat e saj të parëa. Më pëlqen bota e modës, mendoj ta shprehë profesionin tim në çdo gjë që më rrethon.

 

Pse zgjodhët të qenë inxhiniere?

Studioj Inxhinieri Tekstile dhe Modë në fakt. E zgjodha pasi ka një ndërthyrje shumë interesante ndërmjet tyre.

Duhet ta studiosh një degë të tillë që ta kuptosh veçantinë e kësaj dege.

 

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Duke qenë se adhuroj kategorinë e modës “Haute Couture” edhe dizejnatori im i prefetuar i përket më shumë kësaj kategorie, Valentino Ventures.

 

Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Kam arritur shumë suksese në lidhje me këtë fushë, ama do të specifikoja eksperiencën në “Miss dhe Mister Pavarësia”në Prizren. Një punë e mrekullueshme e menaxherit Shpejtim Zejneli.

 

A ndiheni mirë në Tiranë dhe a iu pëlqen si qytet?

Unë kam lindur në Tiranë dhe jetën time e kam ndërtuar këtu. Nuk do e ndërroja dot me një qytet tjetër brenda Shqipërise. Ndoshta jashtë vendit po.

 

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Do veçoja “Vetëm një herë në jetë” te Daniel Steel. Mendoj se i kushtoj kohën e duhur librave, pasi më pëlqen të lexoj.

 

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Në Shqipëri më pëlqen natyra, klima, njerëzit, të cilët janë shumë mikpritës dhe njihet si djepi i kulturës ballkanase. Më pëlqen, sepse këtu kam kaluar njëzet e një vjet të jetës sime dhe jam mësuar me të mirat dhe të metat e saj.

 

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Po kam qenë. Dhe më pëlqen shume si vend veçanërisht Prizreni, nje vend kulturor dhe historik.

 

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

E imagjinoj jetën time përkrah një personi që të më dojë e mbi të gjitha të ketë respekt për mua. Një mashkull me kulturë dhe të ketë horizont për jetën.

 

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Ta përfundoj masterin diku jashtë Shqipërisë dhe të bëhem një stiliste e njohur duke ndërtuar diçka timen dhe e di që do ja dalë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here