Miranda Bytyçi: Synoj të rrëmbej çmim në “Miss World”

0

Modelja e re nga Prishtina, Miranda Bytyçi, e ka një ëndërr. Ajo është që të marrë pjesë dhe të fitojë një çmim në “Miss World”.

Këtë e ka thënë vetë modelja në një intervistë.

Ajo a treguar për arsyet pse merret me modelizëm, drejtimin që i pëlqen ta studiojë, idolin e saj, raportin me leximin,planet në të ardhen etj.

 


Kush është Miranda jashtë fushës së modës?

Është pak vështirë ta përshkruaj veten. Miranda është një vajzë ambicioze që ka ditur më së miri se çfarë dëshiron në jetë. Miranda jeton në Prishtinë ku edhe rrugen drejt suksesit e filloi aty. Ajo jeton me familjen e saj.  Asaj fare s’i pengon fakti që ka filluar në një moshë të re rrugën për modelizëm, sepse ajo gjithmonë thotë se në këtë moshë dëshiron të fillojë vetëm hapat e parë dhe poashtu beson në faktin që dita ditës të jetë afër realizimit të ëndrrës…


Pse keni zgjedhur të merreni me modelim?

Modelizmi ka qenë ëndërr që herët. Që nga fëmijëria e kam pasur gjithmonë hobi por tashmë ka filluar të më bëhet edhe profesion.  Jam e gjatë afro 1.80cm.

 

Në sa ngjarje të modës keni marrë pjesë?
Kam marrë pjesë në afro njëzet e dy  ngjarje rreth modes siç janë sfilatat dhe reklamat e ndryshme.

 

Cili është suksesi juaj më i madh deri më tani?
Kam pasur mjaft suksese nëpër sfilata të ndryshme.

 

Cili është suksesi që dëshironi ta arrini?
Dëshiroj që në të ardhmen të bëhem një “Miss World”.

 

A keni ndonjë idol?
Po kam dhe ajo është Miranda Kerr, në bazë të së ciles inspirohem unë gjithmonë.

 

A do ta ndërronit Prishtinën me një qytet tjetër?
Kam dëshirë të vizitoj shumë vende të botës, por asnjëherë nuk kam menduar ta ndërroj qytetin tim Prishtinën me ndonjë vend tjetër.

 

Cilin drejtim keni dëshirë ta studioni?
Administrim Bisnesi

 

A ju pëlqen leximi dhe ai kushtoni kohë?
Po më pëlqen raporti im me librin. Më herët ka qenë në nivel më të mirë ky raport, por tash fajin e ka edhe teknologjia. Duke i zëvendësuar shum gjëra në shumë fusha, na ka bërë tëvarur dhe deri në njëfarë pike leximin e zëvendësova me internetin. Por kur kam kohë të lirë parapëlqej edhe të lexojë.

Cili është mashkulli ideal në mendjen tuaj?
Hmm (qesh). Nuk e kam një ide fikse për tipin e preferuar të mashkullit, është e vështirë ta përshkruash apo të flasësh për një person që nuk e ke takuar akoma! Mjafton të jetë i sinqertë dhe mbi të gjitha t’i përket reales. Nuk pres një princ si në përralla pasi që as jetën time nuk e kam konsideruar përrallore.

 

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Kam mjaft plane, të cilat ende s’kam vendosur t’i shpalosë. Por njëra ndër to është që edhe disa vite të konkurroi për “Miss Kosova”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here