Ministria e Jashtme apelon për përmbajtje nga dhuna në Maqedoni

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po përcjell me shqetësim të thellë lajmet në Maqedoni për incidentet e dhunshme në disa lokalitete, me viktima te raportuara, është theksuar sot në një reagim publik të MPJ-së.
“Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni”, ka tërhequr vërejtjen kjo ministri.
“MPJ njëkohësisht apelon tek të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik, në kuadër të institucioneve të vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, që garanton integritetin e Maqedonisë dhe përmbushjen e të drejtave të komuniteteve”, është përmbyllur reagimi i MPJ-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here