Ministria e Financave i fton SBASHK-un dhe arsimtarët të mos hyjnë në grevë,pagat janë të gatëshme me rritje të përvojës së punës

0

Ministria e Financave fton SBASHK-un dhe të gjithë arsimtarët të reflektojnë dhe të mbajnë mësimin nesër. Ata thonë se është e padrejtë që shumë nxënës të mbesin në shtëpi pa arsye.

Ministria e Financave bën me dije se sot ka përgatitur pagat për muajin prill për 24 mijë mësimdhënës dhe 4 mijë staf administrativ dhe teknik në arsimin parauniversitar me rritje për përvojën e punës. Sipas një komunikate për media, këtu përfshihen vitet e plota të përvojës së punës deri më 2015. “Pagesa për përvojën e punës paguhet në pagën bazë të muajit mars 2015. Këto lista të pagave do të shpërndahen nesër në të gjitha komunat dhe secili mund ta vërtetojë këtë”, thuhet në komunikatë.
“Si rezultat, vlerësojmë se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e grevës. Ftojmë SBASHK-un dhe të gjithë arsimtarët të reflektojnë në këtë dhe të mbajnë mësimin nesër. Është e padrejtë që shumë nxënës të mbesin në shtëpi pa arsye”.
Përmes komunikatës thuhet se shoqëria kosovare “ju ka borxh mësimdhënësve për kontributin e dhënë me dekada”. Sipas tyre, si rezultat, pagat e tyre sot janë më të lartat në sektorin publik dhe sa dyfishi i pagave në sektorin privat.
“Ne kemi qenë të sinqertë me arsimtaret, duke mos u dhënë premtime pa mbulesë. Kemi reduktuar çdo shpenzim të mundshëm dhe kemi ndarë 11.2 milion euro për përvojën e punës. Për qeverinë, arsimtarët janë partnerë në zhvillimin e arsimit. Por qasja e tyre ultimative është jashtë rezonit të partneritetit dhe përgjegjësisë shoqërore që kemi të gjithë”, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here