Ministria e Drejtësisë një nga institucionet më transparente

0

Ministria e Drejtësisë, është vlerësuar nga Kosova Demokratic Institute(KDI) si një nga institucionet më transparente “në veçanti, në shpenzimet publike, aktivitetet e prokurimit si dhe hapësira e lejuar për qasje në dokumente publike”.
Kjo ministri e vlerëson si shumë të rëndësishëm raportin e publikuar nga KDI mbi publikimin e dokumenteve të prokurimit publik nga kabineti qeveritar.
“Ministria e Drejtësisë në web-faqen e sajë, vazhdimisht informon opinionin publik për çdo veprimtari dhe aktivitet të zhvilluar nga Kabineti, agjencionet, departamentet dhe çdo dikaster tjetër i Ministrisë së Drejtësisë, të cilat cilësohen të jenë në dobi të informimit sa më të mirë dhe të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka theksuar kjo ministri sot në një komunikatë.
“Ministria e Drejtësisë do të jetë e hapur dhe transparente, dhe njëherit do të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile, mediat dhe çdo institucion tjetër në funksion të plotë të qëllimit për institucion transparent”, ëstë zotuar MD.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here