Ministria e Bujqësisë së shpejti hap konkursin për grante dhe subvencione

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se shumë shpejt do ta hap periudhën e aplikimit për grantet dhe subvencione për vitin 2016.

Në një njoftim në Facebook, kjo ministri bën me dije se do të ketë lehtësime në procedura dhe kritere dhe transparencë më të madhe.

“Ne tashmë jemi në finalizim të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe Programit për Pagesa Direkte 2016. Gjatë këtyre ditëve kemi shqyrtuar të gjitha rekomandimet që kanë ardh nga shoqata dhe përfaqësues të ndryshëm të agrobizneseve, por edhe institucione të tjera me rëndësi. Ne po përpiqemi që ta bëjmë edhe më të qartë dhe më të lehtë procesin e aplikimit dhe vlerësimit”, thuhet në njoftim.

Thirrjet për aplikim, sipas kësaj ministrie,  do të hapen së shpejti këtë muaj dhe çdo dokument do të jetë i qasshëm online dhe në kopje fizike.

“Si gjithmonë do të synojmë të rrisim sa më shumë transparencën dhe efikasitetin. Ju ftojmë që të jeni gati me dokumentacionin e nevojshëm dhe të kërkoni sqarime për gjithçka”, thuhet më tutje.

“Mbështetja, sipas kësaj ministrie, do të rritet dhe kështu ata besojnë se bashkërisht do të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës”.

“Me përkrahjen e secilit prej jush besojmë se i gjithë procesi do të shkojë edhe më mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për gabimet apo lëshimet eventuale që mund të kenë ndodhë dhe ndodhin, por duhet ditur se gabimet ndodhin kudo, siç ndodhin edhe tek vet fermerët, aq më tepër të menaxhosh një proces prej mbi 40 mijë aplikimesh në vit”, thuhet në njoftim të ministrisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here