Ministria e Arsimit e Malit të Zi lejon Abetaren unike në gjuhën shqipe

0

Nxënësit shqiptarë në Mal të Zi pritet që të mësojnë me Abetare. Kjo pasi Ministria e Arsimit e Malit të Zi lejon Abetaren unike në gjuhën shqipe. Këtë e ka thënë politikani shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj. “Atë që kohë më parë ne e kemi potencuar, Abetarën Kombëtare, së shpejti do të jetë në përdorim, kështu më njoftoj dje z. Marash Dukaj dhe të njëjtën gjë mund ta lexojmë edhe ne portale dhe gazeta të ndryshme. Ky projekt kaq i rëndësishem po shkon drejt realizimit. Ata që i ndjekin sado pak zhvillimet mund të shohin se është duke u bërë punë konkrete për përmirësimin e arsimit shqip në Mal të Zi. Nuk është vetëm Abetarja Kombëtare por edhe shumë çështje tjera të rëndësishme dhe shqetësime të prindërve që po bëhet punë për ti zgjidhur.

Këto që i përmënda më lartë, por edhe shumë aktivitete tjera, duke paraqitur kërkesa të shumta për përmirësimin e jetës së qytetarëve do vazhdojnë të jenë në axhendën primare të të gjithë përfaqësuesve të Alternativës Shqiptare. Jemi i vetmi subjekt Shqiptar, që Kryetari i saj u ka lenë hapsirë dhe vendet kyçe të rinjëve për të treguar potencialin, vullnetin dhe profesionalizmin e vet për realizimin e kërkesave tona. Ne vazhdojmë me punë, për të dëshmuar misionin tonë të avancimit të të gjitha çështjeve me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi”, ka shkruar Gjeloshaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here