Ministria Britanike e Mbrojtjes: Jashtëtokësorët, vetëm pjellë e imagjinatës

0

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka urdhëruar hapjen e arkivave dhe publikimin e të gjitha akteve të mbajtura deri më tash nën embargo, që flasin për gjoja rastet kur njerëzit kanë “parë” objektet e çuditshme fluturuese ose “gjallesat nga gjithësia”.

Janë gjithsej 25 dokumente të publikuara që dëshmojnë të njëjtën gjë: “Jashtëtokësorët” janë pjellë e imagjinatës, ashtu sikurse edhe pjatat fluturuese dhe objektet e ngjashme që pretendohet të jenë “identifikuar” nga njerëz të ndryshëm.

Në Ministrinë Britanike të Mbrojtjes deri në vitin 2009 ka funksionuar një “Ufo Desk”, i cili pastaj është mbyllur.

Prej atëherë “përgjegjës” për qasjen me njoftimet për UFO është drejtoria për Hapësirën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here