Ministri Veliaj: “Shqipëria sot eksporton emancipim, kemi 7 ministre vajza e gra”

0

“Shqipëria sot nuk njihet si e fundit në rajon, por njihet një nga vendet dhe udhëheqjet më progresiste në rajon. Besoj që është lajm i mirë që sot Shqipëria eksporton emancipim, ku 7 kolege të mia, ministre, janë vajza dhe gra. Besoj që është e paprecedent për rajonin tonë, por edhe për shqiptarinë në përgjithësi ky nivel emancipimi dhe besoj që në këtë nivel, ne jemi avangardë”, ka thënë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Shqipëri, ErionVeliaj gjatë një ligjërate për studentët e Universitetit AAB në Prishtinë. Ai ka shtuar se beson që Shqipëria dhe shqiptarët në rajon janë “eksportuesë të paqes dhe janë ndoshta arsyeja kryesore pse ka paqe në rajon”, sepse sipas tij “është vullneti i lidershipit shqiptar, këndej dhe andej kufirit për të qenë një faktor stabilizues në vend”. Ministri Veliaj në këtë ligjëratë me studentët e Universitetit AAB ka folur edhe për punën e ministrisë që ai drejton duke thënë se Shqipëria shpenzon sot më shumë në fondin e saj social për personat me ndihmë ekonomike, në fond papunësie dhe personave me aftësi të kufizuara se sa çdo vend tjetër per kapital, apo përqindje të GDP-së në rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here