Ministri Stavileci ofron përkrahje për zhvillimin ekonomik të Malishevës

0

PRISHTINË, 9 SHKURT – Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpuntorët është pritur sot nga ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Sipas një njoftimi nga Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës ministri Stavileci në këtë takim ka premtuar bashkëpunim dhe përkrahje për Komunën e Malishevës. Temë kryesore e takimit merret vesh se ka qenë vazhdimi i zbatimit të marrëveshjes për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Senik të Malishevës, ujësjellës i cili do të mbuloj një pjesë të konsiderueshme të fshatrave të Komunës së Malishevës. Marrëveshja është nënshkruar vitin e kaluar e ku me bashkëfinancim, mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Komunës së Malishevës dhe Hidroegjionit Jugor, do të ndërtohej ujëmbledhësi në Senik, dhe ujësjellësi për 12 fshatra. Në këtë takim, është biseduar edhe për mundësinë e fillimit të ndërtimit të rrjetit elektrik, nëntokësor, në qytetin e Malishevës dhe tema të tjera, në lidhje me projekte që ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Ministri Stavileci, sipas ZIP-it ka premtuar përkrahje për Komunën e Malishevës, përkatësisht zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e ujësjellësit, si dhe përkrahje për projekte tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here