Ministri Shala ngushëllon familjen e shkrimtarit Gani Xhafolli

0

Ministri i Kulturës Kujtim Shala sot i ka dërguar letër ngushëllimi familjes së shkrimtarit Gani Xhafolli. Ky i fundit, një prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë shqipe, ka ndërruar jetë sot.

Ministri i Kulturës Kujtim Shala sot i ka dërguar letër ngushëllimi familjes së shkrimtarit Gani Xhafolli. Ky i fundit, një prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë shqipe, ka ndërruar jetë sot. Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Shala me rastin e vdekjes së shkrimtarit Gani Xhafolli.

E nderuara familja Xhafolli,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj dhe shkrimtarit tonë të respektuar.

Ndarja nga jeta e Gani Xhafolli, është një humbje e rëndë jo vetëm për ju, por edhe për kulturën dhe letërsinë shqipe.

Ganiu, me veprat e tij letrare, do të mbetet një zë i rëndësishëm i letërsisë shqipe, sidomos i asaj për fëmijë. Ai, me vargjet e tij, të shkruara me dashuri për jetën dhe të bukurën, fitoi shumë e shumë lexues, të cilët do ta përkujtojnë përgjithmonë.

Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt veprën e tij të çmuar letrare.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të autorit Gani Xhafolli.
Sinqerisht,
Kujtim Shala
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here