Ministri Memli Krasniqi e mbyll sezonin e gjuetisë

0

PRISHTINË, 26 JANAR – Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, bazuar në Ligjin Nr.02/L-53 për Gjuetinë dhe në Udhëzimin Administrativ MA-NR. 11/2007 për Sezonin e Gjuetisë ka marrë vendim për mbylljen e Sezonit të Gjuetisë 2014 – 2015. “Sezoni i Gjuetisë shpallet i mbyllur nga data 31.01.2015. Mbyllja e Sezonit të Gjuetisë pёr tё gjitha llojet e kafshëve tё egra bëhet duke u bazuar në Kërkesën Nr. 146/2, të datës 22.01.2015 të Departamentit të Pylltarisë, bazuar në zvogëlimin e fondit të kafshëve të egra si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore, veçanërisht pyjeve dhe kushteve të pavolitshme klimatike”, është bërë me dije nga MBPZHR.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here