Ministri Kuçi takoi Ambasadorin e Norvegjisë, vullnet i përbashkët për thellim të bashkëpunimit

0

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutuan për zhvillimet në fushën e drejtësisë, në veçanti për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka falënderuar Ambasadorin Braathu për mbështetjen që Norvegjia ka dhënë dhe po jep për Kosovën, me theks të veçantë në fushën e drejtësisë.
Kuçi tha se, bashkëpunimi në mes të dy vendeve është në nivelin e duhur dhe se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, do të angazhohet që të avancojë këtë bashkëpunim, sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik, në veçanti në çështjet penale.
Ambasadori Braathu, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtutjeshme të Kosovës nga Norvegjia, duke theksuar vullnetin për thellim dhe angazhim për forcimin e marrëdhënieve bilateral në mes të dy shteteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here