Ministri Kuçi në provimin e Jurisprudencës

0

Ministria e Drejtësisë sot ka organizuar provimin me shkrim të Jurisprudencës, ku për të përcjellë mbarëvajtjen e këtij provimi ka marr pjesë Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani.

Ministri Kuçi ka thënë se qëllimi i institucioneve të Kosovës, është të përgatisin kuadro për reformën që po bëhet në rend dhe ligj.

“Qëllimi ynë është që të përgatisim kuadro të reja për sistemin e drejtësisë, njerëz të cilët janë të aftë që pas kësaj të marrin pjesë në gjykatat e Kosovës, prokurorin dhe avokatinë e vendit’, ka thënë Ministri Kuçi.

Kuçi ka vlerësuar punën e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës dhe ka theksuar se shumëshpejt do të bëhet edhe promovimi i doracakut për provimin e Jurisprudencës me ndryshimet e reja si dhe pritet që shumë shpejt të procedohet në Kuvend edhe Ligji për Akademinë e Drejtësisë ku edhe do të bëhet një rrumbullaksim i përgatitjes së kuadrove të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here