Ministri Kuçi në Londër, në “Samitin Global për Drejtësi”

0

PRISHTINË, 23 SHKURT – Ministri i Ministrisë së Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, po merr pjesë në “Samitin Global për Drejtësi”, që po mbahet në Londër nën patronatin e Qeverisë Britanike, forum ky që ka sjellë në Londër më shumë se 2000 pjesëmarrës, Ministra të Drejtësisë, Gyqtarë, Prokurorë, Avokatë dhe figura eminente të drejtësisë nga e mbarë bota. Samti Global për Drejtësi është organizuar me moton e promovimit të ‘nxitjes së inovacioneve ligjore’ dhe në fokus ka diskutimin për zhvillimet e fundit ligjore në botë, rritjen e llogaridhënies dhe efektivitetin e sistemit gjyqësorë, zhvillimet e trendeve ligjore dhe rolin e tyre në fushën e ekonomisë, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me Kartën e Madhe të Lirive (Magna Carta Libertatum) dhe evolucionin e këtyre te drejtave. Ky vit njëkohësisht shënon edhe 800 vjetorin e proklamimit të Kartës së Madhe të lirive. Sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë në margjinat e Samitit Global për Drejtësi, Ministri Kuçi është takuar me homologë nga vendet e ndryshme të botës, ndër tjera edhe me Lord Chris Grayling, Sekretarë për çështje të Drejtësisë i Mbretërisë së Bashkuar. Kuçi dhe Lord Grayling diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e Drejtësisë. Në ditët në vijim, Ministri Kuçi pritet të marrë pjesë edhe në një sërë evenimentesh në kuadër të Samitit, në panelet e shumta të diskutimit rreth zhvillimit të trendeve të drejtësisë në botë, ndër tjera në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbretëresha Elisabeth II.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here