Ministri Kuçi e ka takuar Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II

0

Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, gjatë qëndrimit të tij në Londër, është takuar me Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, gjatë një pritje Mbretërore të organizuar në Pallatin Mbretëror Buckingham, me rastin e Samitit Global për Drejtësi, që po mbahet këto ditë në Londër. Mbretëresha Elizabeth II, ka pritur në Pallatin Mbretëror përfaqësuesit e Drejtësisë nga mbarë bota në pritjen e organizuar për nder të 800 vjetorit të proklamimit të Kartës së Madhe të Lirive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here