Ministri Kuçi: “Askush nuk mund të bëhet pronar, mbi bazën e uzurpimit të pronës”

0

PRISHTINË, 19 SHKURT – Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, duke marrë pjesë në publikimin e raportit të OSBE lidhur me shqyrtimin e rasteve të riuzurpimit të paligjshëm në Kosovë ka thënë se prona dhe e drejta e pronësisë në Republikën e Kosovës, janë të drejta esenciale për secilin qytetarë dhe gjejnë mbrojtje në kodet apo ligjet e Kosovës. “Uzurpimi i pronës është i ndaluar dhe nuk mund te behet pronar askush mbi bazën e uzurpimit të pronës. Uzurpimi i pronës sipas legjislacionit në fuqi është edhe vepër penale ne Nenin 332 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Ai e ka vlerësuar punën e AKP-së, si institucioni kryesorë i mandatuar për pronat, duke kontribuar në zgjidhjen e rasteve të pronësisë por edhe administrimin e pronave. Kuçi ka bërë me dije se është biseduar në Bruksel që do të themelohet edhe Agjencioni Kosovar për Verifikimin e Pronave dhe në këtë drejtim do të bëhen angazhime që Agjencioni të ketë jo vetëm fuqi juridike për lirimin e pronave por edhe menaxhimin e pronave derisa të gjendet pronari i ligjshëm. Ministri Kuçi ka thënë se raporti i OSBE-së do të jetë si udhërrëfyes për institucionet e Kosovës. Sipas OSBE-së, ky raport shqyrton reagimet e institucioneve të Kosovës në rastet e riuzurpimeve të paligjshme të pronave nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP) dhe paraqet një vlerësim të trajnimit të përgjithshëm të rasteve të riuzurpimit të paligjshëm nga sistemi në fuqi. Në publikimin e këtij raporti, të pranishëm kanë qenë Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili ka vlerësuar këtë raport të publikuar nga OSBE dhe ka theksuar se rezultatet e këtij raporti zbardhin një problematikë dhe njëherit ky raport hap rrugën për veprimet e mëtejme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here