Ministri Krasniqi përseritë kërkesën që në mes vendeve të Ballkanit të mos ketë barriera tregtare

0

 

“Vendet e Ballkanit kanë nevojë për më shumë bashkëpunim. Unë e kam deklaruar në takimin e fundit të SWG-së se Ballkani duhet të jetë një treg i hapur për prodhimet bujqësore sepse kështu i ndihmojmë njëri – tjetrit në zhvillim më të madh.” kështu deklaroi sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në takimin e Ministrave të Evropës Juglindore në Berlin. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe komisioneri  Bashkimit Evropian për Bujqësi, Phil Hogan dhe ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt.

Në fjalën e tij ministri Krasniqi tha po ashtu se është evidente se rajoni ende për shkak të politikës ka barriera ekonomike. Por ekonomia tha ai, duhet të jetë një shtytës që të gjitha vendet e Evropës Juglinore të punojnë bashkërisht.

“Mendoj se ne duhet t’i ndihmojmë njëri-tjetrit në zhvillimin e bujqësisë, duke shkembyer përvojat më të mira, modele që na qojnë përpara. Një treg i hapur mes nesh duhet të jetë objektivi ynë dhe besoj për këtë edhe Bashkimi Evropian duhet të na ndihmojë’, tha ministri.

Ai ka folur edhe për zhvillimin e bujqësisë në vend, duke thënë se janë bërë përparime të dukshme, por ende mbesin sfida strukturore që janë thelbësore për sektorin. Qeveria e Kosovës, tha ministri, e ka në prioritet bujqësinë dhe investimet po rriten për të krijuar një ambient atraktiv për investitorët në bujqësi. Ministri kërkoi nga BE-ja dhe vendet më të zhvilluara që të ofrojnë mbeshtetjen që bujqësia të zhvillohet edhe më shumë në Ballkan.

Ndryshe, në Berlin po mbahet panairi “International Green Week” ku po prezantohen dhjetëra shtete nga e mbarë bota, përfshirë edhe Kosovën që po prezantohet me 12 kompani prodhuese dhe përpunuese të produkteve bujqësore. Ministri Krasniqi përvec në takimin e ministrave të Evropës Juglindore, ka marrë pjesë edhe në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi si dhe ka takuar homologët e tij nga shumë vende të botës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here