Ministri i Kosovës, Jevtiq, mbron kishën e Millosheviqit në oborrin e UP-së

0

Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq, vlerësoi si “përdhosje” të kishës së Krishtit Shpëtimtar e cila gjendet në qendër të Prishtinës përmes një komunikate, në të cilën thuhet shkathtësitë e ngjitjes në kishë, jo që janë të papranueshme por edhe skandaloze.

Ajo kishë u pati ndërtuar në kohën e represioneve të Millosheviqit dhe krejt paligjshëm sikur shumë aksione tjera gjithandej Kosovës. Ajo tash e shumë vite qëndron aty e “thatë” dhe shpesh është raportuar që brenda konsumohen lëndë narkotike. Dikur pati qenë edhe vendstrehim i të pastrehëve por kjo lëvizje e disa të rinjve që u ngjitën në stilin e alpinistëve në kishë ishte mjaft atraktive.

Ky objekt biles figuron si ndërtim pa leje dhe reagimi i një ministri për një objekt paleje është më skandaloz se sa një ngjitje mjaft atraktive dhe të bukur, transmeton Indeksonline.

Ai madje reagin edhe ndaj spotit të Era Istrefit të cilin e quan nënshtrim si sulm verbal.

“Kisha e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë është objekt fetar i cili ka qenë në shënjestër edhe në periudhat e mëhershme. Këto gjëra duhet të ndalohen nga ana e organeve kompetente. Kërkoj që organet kompetente të reagojnë në përputhje me ligjin dhe të arrestojnë dhe dënojnë në mënyrë adekuate të gjithë ata që kanë përdhosur tempullin. Edhe pse tempulli Krishti Shpëtimtar nuk është i përfunduar dhe besimtarët nuk kanë mundësi të vizitojnë këtë tempull, ky objekt për besimtarët e komunitetit serb paraqet rëndësi të madhe”, tha ministri Jevtiq.

“Prej vitit 1999 tempulli i Krishtit Shpëtimtar shumë herë ka qenë i nënshtruar sulmeve fizike dhe verbale. Njëra prej tyre ka qenë edhe incizimi i spotit muzikor në tempull, në të cilin Era Istrefi pozon me rroba të tejdukshme”, thotë më poshtë komunikata që është më skandaloze se sa vetë aktiviteti që në fakt është nuk është skandaloze.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here