Ministri i Jashtëm i Turqisë: “Pse hytë në telashe me ne?”

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Kosovës, duke thënë se shteti turk nuk po përzihet në punët e kosovarëve, por vetëm po kërkon dëbimin e gylenistëve.

Ai ka thënë se Kosova duhet të pastrohet nga njerëzit që tentuan të bëjnë grusht shtet në Turqi.

“Shpresoj që Kosova të pastrohet nga këta të pabesë. Vëllezërit tanë kosovarë të gjejnë paqe, por pa marrë parasysh, qoftë në Kosovë qoftë në ndonjë vend tjetër nuk do të lejojmë strehimin e tradhtarëve ndaj nesh. Kjo nuk është përzierje në punët e brendshme të tyre. Kosova nuk duhet të strehojë në vendin e saj tradhtarët që kanë bërë grusht shteti në Turqi. Kjo është ajo që presim nga miku. Shpresojmë se pas kësaj Kosova ndërmerr hapa të përgjegjshëm dhe bën atë që kërkon miqësia dhe vëllazëria”. tha minstri i jashtëm turk, raporton AA.

Reagimi i Çavuşoğlu ka ardhur pas akuzave të Kryeministrit Ramush Haradinajt dhe Kryeparlamentarit Kaadri Veseli se Presidenti i Turqisë po përzihet në punët e Kosovës, duke paralajmëruar fundin e Qeverisë aktuale.

Ky zyrtar turk ka përmendur faktin se Turqia ka ndihmuar Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve, duke thënë se në secilin takim lobojnë për kosovarët.

“Presidenti ynë kurdo që ka ndonjë shtet që nuk e ka njohur Kosovën, në bisedën e tij me kryeministrin, presidentin e atij vendi ia kujton këtë. Këtë e bëjmë sepse i besojmë kësaj. Marrëdhëniet me Serbinë janë të shkëlqyera. Pika e vetme në të cilën nuk mund të pajtohemi është Kosova. Me Serbinë i zhvilluam marrëdhëniet duke e marrë Kosovën në kllapa. Me Serbinë duam në çdo aspekt të zhvillojmë marrëdhëniet, ashtu edhe me gjithë. Por pse Kosova? Më së shumti ne investojmë. Jemi në vendin e tretë. Ka dy shkaqe; e para FETO. Kanë infiltruar në pikat më të thella të çdo institucioni. Pse i larguan nga detyra disa? Ja njëri prej atyre që erdhi, rrëfeu: Jemi duke i shkolluar fëmijët e atyre, prandaj. I marrin fëmijët e tyre, i marrin fëmijët e elitës. Ato hyjnë në institucionet shtetërore dhe kontrollojnë brenda. Edhe Kirgistanit i bëjnë kështu. Edhe në shtetet tjera. Në Afrikë bëjnë kështu. Gjithashtu edhe shpenzojnë shumë para”, ka shtuar ai.

“A jeni miku i dy pabesëve, ose i Turqisë? Ne gjatë historisë kemi qenë mik dhe vëllezër. Edhe pas kësaj do jemi kështu. Duhet të pastrohen pabesët nga vendi jonë dhe nuk duhet të lejojmë që të marrin peng marrëdhëniet tona”.

Ai theksoi se reagimet erdhën pas presionit të “mbështetësve të këtyre të pabesëve”.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik  kombëtar për Shtetin.

Behgjet Pacolli kishte thënë se operacioni ishte udhëhequr nga Shefi i AKI’së derisa informacione s’kishin pasur as Haradinaj, Veseli e Thaçi. Megjithëkëtë, shumëkush ka drejtuar gishtin se operacionin e ka udhëhequr edhe Presidenti.

Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar.
Pas kësaj, Kryeministri Haradinaj ka lëshuar një shkresë me të cilin ka kërkuar lirimin e pozitave shtetërore të Sefajt dhe Gashit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here