Ministri i Jashtëm grek Kotzias e quan Ali Ahmetin Komandant

0
Nikos Kotzias, Ministri i Jashtëm Grek i cili po qëndron në vizitë zyrtar dyditore në Shkup ka takuar Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me të cilin ka diskutuar kokë më kokë për afërsisht një orë e gjysmë.
Kurioziteti i këtij takimi është përqafimi i përzemërt i Kotziasit dhe Ahmetit në fillim dhe momenti i takimit fillestar kur Kotzias i drejtohet Ahmetit me Komandant, Gjeneral Ahmeti dhe më pas Ministri Grek urdhëroi gjithë stafin e tij ta braktis sallën e takimit për arsye se deshi që ta takoi Ahmetin në katër sy.

Detajet nga takimi nuk janë shpalosur, por Ahmeti ka thënë që biseda ka qenë shumë e hapur dhe e sinqertë mbi kontestin e emrit që po mban Maqedoninë larg BE-se dhe NATO-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here