Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati “arësyeton” shefin Rama:”Kemi dhënë besën për kufijtë”

0

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka deklaruar se, “aspirata e shqiptarëve është të hyjnë në BE pasi bashkon popujt dhe vendet.”

Bushati ka theksuar se, orientimi euro-atlantik i Shqipërisë dhe Kosovës është i qartë” dhe se, “kryeministri shqiptar i ka dhënë besën komitetit ndërkombëtar se nuk do të ketë ndryshim kufijsh.”

Në këtë mënyrë i ka komentuar ai reagimet e Beogradit, që ka bërë dhe një notë protestë për Shqipërinë mbi deklaratën e Edi Ramës ku shprehej se, “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nëse nuk ndodh në BE do të ndodhë në rrugë klasike.”

Ministri i Jashtëm nga ana tjetër i pyetur mbi shqetësimet e Shqipërisë për politikat e BE-së ndaj shqiptarëve në Ballkan që janë veçuar disa herë nga Rama, Bushati tha se, “nuk ka politika diskriminuese ndaj shqiptarëve.”

“Mendoj se e kundërta është e vërtetë, BE ruan një politikë të drejtë dhe të barabartë ndaj vendeve të rajonit. Ajo që Rama dhe të gjithë ne kërkojnë është një proces të parashikueshëm.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here