Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, i shtrirë në spitalin e Mitrovicës

0
Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, është shtrirë në spitalin e Mitrovicës ku ndodhet në kujdes intensiv nga mjekët për shkak të lëndimeve të marra gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për arrestimin e Marko Gjuriq.

Kështu ka njoftuar drejtori i spitalit rajonal të Mitrovicës, Milan Ivanoviq, i cili ka bërë të ditur që shumica nga pacientët të cilët kërkuan ndihmë mjekësore gjatë ditës së djeshme, kishin pësuar tronditje, prerje dhe lëndime të këtij lloji, duke përfshirë edhe komplikime të tjera shëndetësore të shkaktuara nga gazi lotsjellës.

Në një konferencë për media, Ivanoviq gjithashtu ka bërë ditur që Rikallo gjendet në kujdes të shtuar intensiv nga mjekët në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

Edhe kirurgu, Sasha Dimiq, ka bërë të ditur që Rikalo është në përkujdesje të departamentit mjekësor të kirurgjisë për shkak të lëndimeve në krahrorin e djathë dhe abdomenit.

Ndryshe, nga media të ndryshme është raportuar që gjithësejt 32 persona janë lënduar gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për arrestimin e Marko Gjuriqit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here