Ministri i Bujqësisë gjen një formë të bashkëpunimit me “Trepçën”

0

PRISHTINË, 30 JANAR – Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Memli Krasniqi në një takim me Drejtorin e Kombinatit “Trepça”, Ahmet Tmava, ka thënë sot se kjo ministri do të shqyrtojë mundësinë që me “Trepçën” të gjenden forma të ndryshme të bashkëpunimit sa i përket pajisjes së fermerëve me makineri të prodhuara nga “Trepça”. Ministri Krasniqi ka tërhequr vëmendjen se ky kombinat ka një traditë në prodhimin e makinerisë së punës dhe këtë fakt e ka parë të rëndësishëm për ndërlidhjen e bashkëpunimit me interes të dyanshëm. Drejtori Tmava e ka falënderuar ministrin për gatishmërinë për të shqyrtuar forma të bashkëpunimit që do të qonin në zhvillimin e mëtejmë të “Trepçës” por edhe në një mbështetje më cilësore dhe më të madhe për fermerët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here